Ekonomi

Bota përballë inflacionit

SHBA-ja po përballet me inflacionin më të lartë që nga vitet 1980. Moti dhe ndeshjet e futbollit nuk janë më biseda tavoline, por çmimet e larta. Në muajin prill, inflacioni shkoi 8% krahasuar me një vit më parë. Inflacioni po përmendet në media 4 herë më shumë nga një vit më parë.

Sipas sondazheve, amerikanët shqetësohen më shumë për inflacionin se sa luftën në Ukrainë. Por Amerika nuk është vetëm. Inflacioni po bëhet pjesë e jetëve të kujtdo në botë.

The Economist ka analizuar të dhëna për pesë tregues: inflacioni “bazë”, i cili përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë; shpërndarja e inflacionit sipas nënelementëve të IÇK-së. Koston e punës; pritjet inflacioniste dhe inflacioni në dhjetë ekonomi të mëdha. Për të vlerësuar se ku është përhapur më shumë inflacioni, bëhet renditja sipas çmimit të elementëve specifikë.

Europa kontinentale, të paktën deri më tani, duket se ka shpëtuar nga e keqja më e madhe. Inflacioni mezi po lë gjurmë në Japoni. Por ajo po shpërndahet rreth ekonomive anglofone. Kanadaja tani është pak më keq se Amerika. Britania ka një problem të madh në duart e saj.

Disa faktorë shpjegojnë se çfarë po ndodh. Stimuli total fiskal në të gjithë vendet anglofone në 2020-21 ishte rreth 40% më i lartë se në vendet e tjera të pasura. Ai ishte gjithashtu më i fokusuar në dhurimet për familjet (siç janë çeqet stimuluese). Kjo mund të ketë nxitur kërkesën në një masë më të madhe.

Politika monetare në zonën e euros dhe Japonia ishte tashmë jashtëzakonisht e lirshme përpara pandemisë, duke kufizuar sasinë e stimulit shtesë që bankat qendrore mund të ofronin. Inflacioni i përhapur i Britanisë mund të reflektojë gjithashtu një faktor personal: Brexit. Duket se prishja me partnerin tuaj më të madh tregtar mund të shkaktojë rritje të kostove.

Midis dhjetë vendeve, Amerika kryeson në inflacionin bazë, (ndonëse ai është mbi mesataren pothuajse kudo).

Elementi i dytë është shpërndarja, që ndihmon të kuptosh se sa të gjera janë presionet inflacioniste. Një vend ku inflacioni ndikohet nga një ose dy produkte, p.sh kostoja e një vakti në restorant, është më pak i rrezikuar se sa një vend ku inflacioni rritet shpejt në çdo gjë.

Inflacioni mundet edhe të “çmendur” nëse punonjësit kërkojnë paga më të larta. Kostoja e punës, që mat lidhjen midis pagës së punonjësve dhe vlerës së produktit që ata krijojnë, po rritet shumë shpejt në shumë vende.

Shqipëria është ndër vendet që po përjeton inflacionin më të lartë në më shumë se një dekadë. Ashtu si dhe vendet e tjera europiane, inflacioni në vendin tonë u ndikua nga rritja e çmimit të naftës fillimisht, ushqimeve dhe një efekt zinxhir që rriti vlerën e çdo produkti dhe shërbimi në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë