Trend

Pse të mos zgjedhësh një fustan të shkurtër për ditën tënde më të bukur?

Kur vjen puna tek planifikimi i dasmës, shpesh thuhet se duhet të fillosh të kërkosh për fustanin që një vit para. Ti mund të lësh disa takime në dyqanet më të mira të qytetit dhe aty do provosh një grumbull të tërë fustanesh prej tyli në ngjyrën e lëvozhgës së vezës apo porcelanit. Mund të duhen javë deri sa ti të gjesh të duhurin. Më pas do të duhet të presësh disa muaj për provën e parë, dhe për disa të tjerë deri sa fustani të jetë gati. Dhe pse deri në atë pikë është e vështirë të thuash që je akoma e entuziazmuar për atë. Kush është ajo që nuk do tundohej të ndryshonte mendje pas një viti? Dhe mbi të gjitha, një fustan aq madhështor ka shumë shpenzime. Nëse do të shmangësh dhimbjen e kokës apo nëse po planifikon një dasmë të thjeshtë ne kemi një alternativë të mirë: Zgjidh një të shkurtër!

Fustanet e shkurtra në ngjyrë perle do t’ju jepnin një pamje më të ëmbël dhe do dukej si një rikthim në kohë. Nëse ndjeni se i përkisni më shumë stilit të viteve 60, mund të konsideroni diçka si fustani i Sharon Tate i cili kishte stilin e një fustani kukulle me mëngë të gjera si fustan princesheje. Fustani i verdhë i Elizabeth Taylor është i veçantë gjithashtu dhe u dizenjua nga stilistja personale e Kleopatrës, Irene Sharaff. Nëse anoni drejt një dasme moderne, seti me dy pjesë i Mia Farrow është perfekt për ju, ndërkohë që një nuse më sportive mund të frymëzohet nga Yoko Ono, e cila e veshi fustanin e saj të dasmës me çizme të gjata deri tek gjuri.

Nëse jeni në kërkim të fustaneve të tilla, më poshtë keni disa modele nga të cilët mund të frymëzoheni :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë