Vende dhe Udhetime

Pse të gjithë shkojnë në Krakovë?

Katedrale, kështjella, kafene dhe një minierë shekullore e kripës, këto dhe çdo gjë tjetër do të gjeni në këtë qytet të mrekullueshëm polak.

Një qytet i cili fle nën tingujt melodioz të Bazilikës së Shën Marisë e cila bën jehonë në të gjithë Qytetin e Vjetër të Krakovës; një trashëgimi që daton prej shtatë shekujsh. Tradita është e rëndësishme në kulturën polake, por Krakova është një qytet që vazhdimisht shikon përpara. Lagjet e saj më të spikatura strehojnë kafene bashkëkohore dhe bare përgjatë ndërtesave shekullore. Në këtë vend mund të zbuloni historinë hebraike në Kazimierz, të eksploroni dhomat labirint të Minierës së Kripës Wieliczka dhe të ndiqni gjurmët e mbretërve në kodrën Wawel. Shijoni disa ditë pushime në këtë qytet që është i vendosur në brigjet e lumit Vistula.

Zhytuni thellë në qendrën historike të Krakovës në Qytetin e Vjetër. Bëjeni Rynek Głóëny, ose sheshin kryesor, portën tuaj të parë teksa sapo shkelni në këtë vend. Mëngjeset janë koha më e mirë në sheshin më të madh mesjetar të Evropës. Rrugicat e tejmbushura me lule kanë mahnitur mijëra vizitorë. Në sheshin kryesor është Bazilika e Shën Marisë në stilin gotik të shekullit të 14-të, me dritare qelqi dhe brenda të stolisura dhe një dekor të mrekullueshëm. Gjithashtu në rrugët e qytetit do të gjeni një treg me vepra artizanale polake. Kafene të bukura të cilat janë pika kryesore e vendpushimeve gjatë drekës, rrethojnë statujat dhe ndërtesat e mëdha të sheshit. Wesele është një restorant i cili veç specialiteteve të kuzhinës polake, ju ofron një pamje të veçantë të sheshit të mrekullueshëm.

Rruga mbretërore ishte rruga ku kurorëzoheshin mbretërit polakë dhe është arteria kryesore për shumë kryevepra të qytetit të vjetër. Rruga fillon nga Kodra Wawel dhe kalon nëpër rrugën Grodzka. Ecni përpara një universiteti, oborri i të cilit është i mbushur me gjethe të Jagiellonias, ku Koperniku studioi në shekullin e 15-të. Rruga kryeson përmes sheshit kryesor dhe Portës së Shën Florianit, duke përfunduar në Kishën e Shën Florianit.
Ndërsa gjatë ditës mund të shijoni aktivitete të ndryshme muzikore që zhvillohen në rrugët e qytetit. Gjithashtu Kaloni pjesën më të mirë të ditës duke eksploruar minierën e kripës Wieliczka të shekullit të 13-të, një vend i mrekullueshëm i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që ndodhet rreth 30 minuta nga qendra e qytetit. Ky labirint me nëntë nivele shkon shumë metra nën tokë dhe dhomat e saj skulpturat dhe shkallët janë gdhendur me përpikëri nga minatorët. Një ashensor metalik merr vizitorët 210 metra nën tokë poshtë në galeritë e kripës së zezë të gurtë. Gjithashtu shkallët në shkëmbinjtë nën tokë janë të skalitura mjaft bukur. Pika kulmore është Kapela e Madhe e Shën Kinga. U deshën 70 vjet (1896-1963) për të përfunduar kapelën 5000 metra katrore, e cila ulet në një thellësi rreth 330 metra. Muret janë të gdhendura me skena biblike, duke përfshirë llambadarët e bëra me kristale të pastra kripe që varen nga tavani.

Vizitorët gjithashtu mund të hanë një darkë nëntokësore në Tavernën e Minatorëve në Dhomën Budryk, ku çdo gjë është e kalitur me kripën Wieliczka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë