Media Galeri

Pse të gjithë po shikojnë kollaren e kryeministrit Rama?

Samiti i bashkësisë politike europiane që u mbajt në Pragë mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare për atë çfarë u diskutua.

Sfidat e vendeve brenda dhe jashtë BE-së dhe lufta në Ukrainë ishin fokusi kryesor.

Por ajo që u vu re krahas takimeve protokollare apo edhe atyre jozyrtare ishin fotot që ngjanjëherë tregojnë shumëçka.

Të tilla janë edhe disa foto që kryeministri Edi Rama ka hedhur në faqen e tij në Facebook ku dukshëm në disa prej tyre vihet re një vëmendje e shtuar e disa prej kryeministrave tek kollarja e kryeministrit, një dizajn i veçante që u raportua se e kishte marrë frymëzimin nga një prej figurave të artit të Amerikës së Veriut të shekullit 20, Georgia O'Keeffe, disa nga të cilat, evokojnë organin gjenital femëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë