Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi është pyetur nga media nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.
I zënë i papritur nga pyetja që nuk kishte lidhje me debatin e ditës, Çuçi ka dhënë një përgjigje aty për aty.
Ai u shpreh se nuk e kanë përjashtuar sepse sipas tij nuk ka arsye.
I pyetur sërish se pse nuk u ndoq i njëjti standard si me rastin Tahiri, Çuçi tha një përgjigje të pakuptimtë se Tahiri ishte prezent ndërsa Ahmetaj jo.
“Jo, nuk kemi marrë masë, arsye? Ça arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë. Ai nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha ai.
Arben Ahmetaj aktualisht ndodhet në arrati teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij.
SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe kohë më parë kërkoi autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.