Treg

Pse produktet e luksit janë aq të shtrenjta në Kinë?

Markat luksoze kanë sukses me rrobat e stilit të rrugës në mesin e konsumatorëve kinezë. Një fenomen që u ka mundësuar markave të rrisin çmimet.

Louis Vuitton, Chanel, Hermès dhe Dior ishin ndër pesë markat më të mira të renditura nën hashtagun “sneaker” në aplikacionin popullor kinez të blerjeve RED, sipas raportit të "Luxury China: Streetwear Insight të Gartner L2 muajin e kaluar. E vetmja markë tjetër e grupit të më të lirave ishte Nike.

"Markat luksoze kanë mbështetur zhvillimin e tyre duke u orientuar tek të rinjtë me produkte si atlete dhe stilin e rrugës, me modele inovative të tregtisë elektronike dhe aktivitete të drejtuara nga njerëzit e famshëm në platformat dixhitale përkatëse," tha Danielle Bailey, menaxher në Gartner L2 , në një njoftim për shtyp.
"Sneaker" është shfaqur si një simbol për vetë-shprehje që tregon se blerësit e rinj janë adhuruesit e këtyre markave në Kinë."

Markat luksoze kanë huazuar gjithashtu një strategji çmimi dhe shpërndarjeje nga kultura e rrobave të rrugës. Kjo do të thotë se ata hedhin në treg një numër të kufizuar të artikujve për një periudhë të shkurtër kohore, gjë që krijon mungesë të produkteve të dëshiruar dhe kjo u jep mundësi atyre të vendosin çmime të larta.

"Ky model për tregtimin e rrobave është i ngjashëm me atë që bëjnë në përgjithësi market e luksit. Krijon një ndjenjë urgjence për të blerë, "tha Elizabeth Flora nga Gartner L2.
Për shembull, marka luksoze Rimoëa bashkëpunoi me ndoshta një nga markat më të rëndësishme të rrobave të stilit të rrugës, Off-White, në vitin 2018 dhe hodhi në treg prodhim të kufizuar të valixheve transparente. Bashkëpunimi pati më së shumti angazhim në Weibo - platforma e ngjashme me atë të Kinës në Twitter. Valixhet u shitën për gati 1700 dollarë.
Kultura e rrobave të rrugës - e njohur dhe lëvruar nga dizajnerë të tillë si Virgil Abloh dhe Kanye West - fitoi popullaritet në 2017 dhe është orientuar drejt industrisëë së luksit.

Sipas një raporti nga McKinsey & Company, Kina është një treg vendimtar si për luksin ashtu edhe për rrobat e stilit të rrugës dhe në vitin 2018, konsumatorët kinezë - të entuziazmuar nga rrobat e këtij stili - brenda dhe jashtë vendit shpenzuan 115 miliardë dollarë për sende luksoze.

Sidoqoftë, çmimet e larta dhe mungesa e këtyre sendeve luksoze kanë krijuar mundësi që të shfaqen falsifikime në treg. Louis Vuitton ka qenë një nga markat luksoze që ka përdorur modelin e hedhjes së prodhimit të kufizuar të produketeve në treg si një strategji shpërndarjeje. Në vitin 2018, shtëpia franceze e modës ishte marka më e falsifikuar e luksit në botë dhe produktet e saj përbënin mbi gjysmën e produkteve të rreme luksoze të gjetura në treg, sipas "State of the Report Report" të Entrupy.

"Meqenëse rrobat e rrugës dhe luksi stimulojnë kërkesën dhe janë të pakta, ato ka më shumë të ngjarë të falsifikohen," tha Flora. "Markat më të suksesshme falsifikohen më shumë (kështu) markat duhet të jenë me të vërtetë proaktive."

Tregu i luksit në Kinë është ende në lulëzim pavarësisht çmimeve të larta dhe çështjeve të falsifikimit. Deri në vitin 2025, konsumatorët kinezë do të përbëjnë 40% të shpenzimeve globale për markat luksoze, sipas raportit të “McKinsey & Company”.

Por ndërsa konsumatorët e rinj fillojnë të bëjnë më shumë blerje luksoze, shtëpitë luksoze të modës do të duhet të vazhdojnë të evoluojnë për të ruajtur suksesin në këtë treg.
"Është vërtet e rëndësishme të jesh i aftë të kujdesesh për gjeneratat e reja," tha Flora. "Blerësit e luksit gjenden më shumë mes të rinjve në Kinë. Ata po ndjekin vetë trendet e parapëlqyera të modës dhe të famshmit që i veshin ato, kështu që markat duhet t'i përfshijnë ato në strategjitë e tyre të marketingut digjital. "

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë