Shendet

Pse për njerëzit me ADHD, supermarketet dhe pazaret janë një sfidë e madhe?

Për shumicën prej nesh, të dalësh në supermarket është një punë e zakonshme, por për Hannah Crawford është një "punë" e frikshme.

"Një supermarket është një makth," thotë 24-vjeçarja, e cila e përshkruan blerjen e ushqimit "si të jesh një tre vjeçar në një dyqan ëmbëlsirash".

Crawford thotë se mund të jetë një përvojë rraskapitëse. 

"Një nga sfidat kryesore është “të dalësh pa shpenzuar dy herë më shumë nga sa kishe menduar”, thotë ajo, që do të thotë të bësh lista të përpikta dhe t'i rezistosh dëshirës së vazhdueshme për të blerë gjëra të ndryshme.

Ajo nuk është aspak e vetme në këtë gjë. E reja u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) verën e kaluar.

Një hulumtim i fundit nga "Guardian Money" nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen shumë persona me ADHD kur bëhet fjalë për financat e tyre personale.

Hulumtimi, i porositur nga banka dixhitale Monzo dhe i kryer nga kompania analitike "YouGov", zbuloi se ata që jetojnë me ADHD kanë katër herë më shumë gjasa të shpenzojnë shpesh nga impulset sesa ato që kanë vërtet nevojë. 

Shumica (60%) e të anketuarve që ishin me ADHD thanë se besojnë se kjo ka një implikim të drejtpërdrejtë të kostos për ta, për shkak të ndikimit të saj në menaxhimin e përditshëm të parave, të cilat ata vlerësuan se arrinin në pak më shumë se 1600 paund në vit.

Foto ilustruese-Burrë në supermarket-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"- 26.06.2022.

Gjetjet i shtynë organizatat bamirëse të thonë se me krizën e kostos së jetesës në rritje dhe numrin e njerëzve me këtë gjendje në rritje, bankat duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur këtë komunitet.

YouGov foli me 506 njerëz që jetojnë me ADHD për të kuptuar përvojat e tyre në menaxhimin e financave të tyre personale. Ata kryen një anketë që përfshin 2,068 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndër gjetjet kryesore ishin:

-Dy të tretat (65%) e atyre me ADHD thonë se gjendja e bën më të vështirë menaxhimin e financave të tyre.

-Ata me ADHD kanë dy herë më shumë gjasa (76%) të vuajnë nga ankthi i lidhur me financat e tyre krahasuar me popullsinë e përgjithshme (38%).

-Sipas atyre me këtë gjendje, shpenzimet në mënyrë impulsive (58%), vështirësia për buxhetin (51%) dhe lufta për të kursyer para (49%) janë problemet më të mëdha me të cilat përballen.

-Ata me ADHD kanë pothuajse tre herë më shumë gjasa të kenë borxhe(31%) krahasuar me popullsinë e përgjithshme (11%).

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se më pak se një në pesë (19%) njerëz me këtë gjendje besojnë se, banka e tyre u jep atyre të gjitha mjetet që u nevojiten për të menaxhuar financat e tyre.

Henry Shelford kryetari i një shoqate jofitimprurëse për ADHD në Mbretërinë e Bashkuar thotë se hulumtimi "tregon shkallën e sfidës me të cilën përballen njerëzit me ADHD me financat e tyre personale.
“Është më e rëndësishme se kurrë që bankat ta konsiderojnë këtë komunitet dhe të ndërtojnë produkte e shërbime që janë gjithëpërfshirëse. Mjetet bankare që u japin njerëzve kontroll dhe transparencë janë të shkëlqyera për të gjithë, por janë të vështira për njerëzit me ADHD",shtoi Shelford.

Tre karakteristikat kryesore të ADHD janë impulsiviteti, mosvëmendja dhe hiperaktiviteti.

Njerëzit me të mund të duken të shqetësuar, mund të kenë probleme të përqendrohen dhe mund të veprojnë në mënyrë të pavetëdijshëm.

Ata gjithashtu mund të kenë probleme shtesë si çrregullime të gjumit dhe ankthit.

Burimi:The Guardian/ Përshtati Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë