Politike

Pse nuk ishte në Kuvendin e Berishës? Bardhi: Ishte proçes i nisur kohë më parë

Të shtunën u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD së Rithemelimit i thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Në Parlament ata janë bashkë, por në Kuvendin ku ai do të riafirmohej si kryetar, Gazment Bardhi me deputetët e tij nuk morën pjesë

I pyetur nga media për mungesën e tij, Bardhi u përgjigj:  

“Ishte një proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe ajo ishte një fazë e atij procesi. E konsideroj si një fazë të një procesi të nisur shumë kohë më parë dhe nuk kam asnjë gjë për të shtuar në raport me këtë çështje”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë