Keshilla

Pse mjeket femra janë më të mira në trajtimin e pacienteve?

Gratë  që kanë një sulm në zemër ka gjasa ta kalojnë më shpejt këtë problem nëse trajtohen nga një doktoreshë femër, sugjeron një studim i madh i SHBA. Një analizë e 580 000 rasteve të sulmeve të zemrës gjatë 19 viteve të fundit, zbuloi se 13,3% vdiqën pasi u trajtuan nga një mjek burrë krahasuar me 12% që u kujdesën nga mjeke gra.

Hulumtuesit thonë se arsyeja mund të jetë se mjekët burra nuk janë aq të kujdesshëm sa mjeket femra në trajtimin e pacienteve. Ndërsa sa i përket spitaleve në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët thonë se nuk kanë arritur ende në një studim përfundimtar.

Duke marrë parasysh faktorët si mosha, raca dhe historia mjekësore, ata gjetën që të gjithë pacientët kishin shanse më të mira për të mbijetuar nga një atak në zemër, nëse ata ishin trajtuar nga një mjeke femër, por ndryshimi në rezultatet ishte më i madh tek gratë.

Kur pacientët u trajtuan nga mjekët meshkuj, 12.6% e meshkujve vdiqën krahasuar me 13.3% të grave. Por kur mjekët femra morën përsipër trajtimin, ato përqindje ranë  në 11.8% të meshkujve dhe 12% të femrave. Shkencëtari kryesor Seth Carnahan, nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis, tha: "Puna jonë vërteton hulumtimet e mëparshme që tregojnë se mjeket femra kanë tendencë të prodhojnë rezultate më të mira të pacientit sesa mjekët meshkuj. Ekipi gjithashtu zbuloi gjithashtu se numri i të mbijetuarve nga aksidentet ishte më i lartë, kur në spitalet e emergjencave u rit numri i mjekeve gra.

Megjithatë, ky studim nuk është përfundimtar. Maureen Talbot, infermiere në Fondacionin Heart Heart,  thotë se kur një person përjeton një sulm në zemër, do një përkujdesje jo vetëm mjekësore por edhe psikologjike”. "Është e rëndësishme që ne të kuptojmë më mirë se çfarë po shkakton kjo ndryshim në kujdesin mjekësor.

“BHF tashmë është duke financuar hulumtime se si mund të përmirësojmë rezultatet e grave që kanë një sulm në zemër". Shton ajo më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë