Trend

Pse ‘mikrohotelet’ apo hotelet me dhoma shumë të vogla po bëhen trendi i momentit

Kur vjen puna tek dhoma e hotelit, hapësira më e vogël mund të jetë më trendi.

Rrjetet e mëdha të hoteleve si Marriott apo Hilton po zgjerojnë segmentin e mikrohoteleve në qytete të mëdha kudo në botë. Ata po ndjekin operatorët më të vegjël si CitizenM, Yotel, Mama Shelter dhe Pod Hotels, të cilët janë marrë me biznesin e hoteleve të vegjël që prej një dekade dhe vazhdojnë të rriten. Dhe ndërsa e bëjnë këtë ata përpiqen të joshin klientë të cilët janë të ndjeshëm përsa i përket çmimit, të etur për eksperienca dhe ndihen rehat në hapësira të vogla.

“I gjithë koncepti i mikrohotelit është që ta nxjerrim të ftuarin nga dhoma dhe ta bëjmë pjesë të hapësirës publike”, tha Jing Yang, një profesor asistent në Universitetin e New York-ut.

Udhëtarët gjithmonë kanë pasur mundësinë të zgjedhin hapësira mikroskopike akomodimi, që nga krevatet e marinarit në hostelet europianë deri tek dhomat në madhësinë e një kapsule në Japoni, por ato ishin tipike spartane dhe ulitare dhe me një çmim jo dhe aq të zakonshëm. Këto versione të reja kanë qëllime më të larta.

“Kur ‘mikro’ u bashkua me ‘e lirë’ dhe ‘e vogël’, sot, kjo mikro ka një kualitet më të lartë dhe është më e bukur”, thotë Jim Anhut, drejtor i biznesit të mikpritjes në Michigan State University.

Si një ish-ekzekutiv hotelesh, Anhut ka ndihmuar në hapjen e shumë brandeve. Dhe tani ai është partner në një sipërmarrje të vogël që ka investuar në konceptin e dhomave të vogla. Ai thotë se shumë udhëtarë modernë nuk duan ti shpenzojnë paratë e tyre në hapësirat boshe të një dhome.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë