Politike

Pse mbledhja e Kuvendit Kombëtar është një lajm i mirë për Bashën

Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në PD përmes një procesi kontestues nga kandidatët.

Megjithatë, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli e njohën rezultatin, ndërsa Edith Harxhi lëshoi një lum akuzash ndaj procesit dhe paralajmëroi një lëvizje politike brenda partisë në emër të rithemelimit të PD.

Menjëherë pas këtyre qëndrimeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka njoftuar një mbledhje jashtë radhe të kryesisë duke e vënë para faktit të kryer se ky organ duhet të miratojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 17 korrik.

Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit e merr Këshilli ose Kryesia e partisë me propozim të Kryetarit.

Mbledhja e fundit e kuvendit kombëtar në fakt është mbajtur rreth tre vjet më parë për ndryshimet statutore.

Kësaj here nuk behet fjalë për ndryshime statutore, por me programin politik që do të ndjekë PD. Të paktën nga ajo që është raportuar zyrtarisht.

Jo zyrtarisht, kjo është një periudhë e mirë e Lulzim Bashës për të “spastruar” partinë, përmes një Këshilli të ri Kombëtar me një tjetër kryetar (aktualisht është Bujar Nishani) nga i cili më pas do të zgjidhet kryesia e re dhe mbi të gjitha lidershipi i partisë, pra sekretariati dhe dy zëvendësat e PD-së, ose më saktë të Bashës.

Deri më tash, Basha ka në “kontroll” vetëm Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë që është emëruar nga vetë ai. Për të tjerët asgjë nuk është e sigurt.

Shumëkush e kuptoi garën brenda partisë si një mundësi që Basha t’i hapte rruge edhe kandidatëve për t’i ngritur në pozicione politike brenda PD, por vetë ai e mohoi një gjë të tillë, pak ditë më pas.

Pas fitores së mandatit të tretë, Basha fitoi kandidatët për bashkëpunim por vetëm për atë që ai cilësoi “masakër zgjedhore”. Një ftesë formale dhe askund serioze, sa kohe qe kandidatet kishin nje tjeter koncept per ate qe prodhoi 25 Prilli

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen gjithashtu ne një kohe delikate për PD-në, kur lideri historik i tyre, Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe vendimi ndaj tij nga PD pritet të jetë jo fort i largët në momentin kur opozita do të vendosë të ulet në karriget e Kuvendit në muajin shtator.

Një ndër ta edhe Berisha i cili e ka thënë qartë që jo vetëm nuk heq dore nga mandati, por i është kthyer tezës së vjetër se ai mund të rikthehet në krye të partisë dhe se nga PD ai nuk do të largohet edhe sikur vetëm ai të mbesë. Të tilla teza nuk janë marrë seriozisht nga deputetë të zgjedhur të PD-se që karrierën politike në PD e kanë ngritur në kohën e Lulzim Bashës...

Zgjedhja e organeve të reja drejtuese me një kryetar që së fundmi fitoi 80% të votave mund të çimentojë Lulzim Bashën brenda partisë pa “gjembaçë” në nivele drejtuese, te ndaje "armiqte" brenda partise, si dhe t'i paraprije ndonje surprize nga Sali Berisha.... Ky është hapi i parë për të  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë