Jete & Stil

Pse grupmosha 25-30 vjeç është e prekur nga sindroma Impostor

Ndërsa diskutohet për trajektoret e karrierës dhe ndjenjat e përkatësisë shoqërore, shumë persona të moshës 25-30 vjeçare janë të prekur nga "sindroma impostor” fenomeni i të dyshuarit në suksesin tënd për të fituar të ardhura. Ky lloj mendimi vetëshkatërrues gjithashtu mund të infiltrojë ndjenjat për financat tona.
“Një burim i pasigurisë së shumë personave të kësaj grupmoshe janë plagët e krizës së vitit 2008,” thotë Maggie Germano, një trajner financiar me qendër në Uashington.
Në atë moment ishin ose në fillim të karrierës së tyre ose ende në shkollë, kështu që ata kishin pak ose aspak mënyra për të ditur si do të sigurohen të ardhurat.
"Ata gjithmonë mendojnë se nuk do të kenë të ardhura vazhdimisht. Unë kam klientë që fitojnë shumë para, por përsëri shqetësohen se mos humbin gjithçka," thotë zonja Germano.
Kjo frikë do të thotë që ju mund ta keni më të vështirë të kujdeseni për paratë tuaja apo edhe të merrni vendime mbi të ardhurat. Ekspertët shpjegojnë se këta persona e kanë të vështirë të ndryshojnë dhe akoma më tepër të kenë qasje në vendimmarrje të duhura.

Sindroma Impostor është më e zakonshme sesa mund të mendojnë të tjerët. Kërkimet tregojnë se deri në 82% të njerëzve raportojnë se janë ndjerë si të mashtruar, sipas Journal of General Internal Medicine. Efekti tinzar i kësaj sindrome është të fshehë të vërtetën sepse individët përgjithësisht mendojnë se janë mangët me paratë.
“Përgjithësisht është ndjenja se të parët kanë bërë të njëjtën gjë dhe unë e kam të mësuar ”, thotë Sarah Behr, një planifikuese financiare me bazë në San Francisko dhe themeluese e zyrës financiare “Simplify Financial”.
Në punën e saj si trajnerë financiare, Germano thotë se shpesh dëgjon klientë të flasin për suksesin e tyre financiar ose hezitojnë ta përcaktojnë atë si të tillë.
"Ekziston një tendencë për t'ia atribuar sukseset tona fatit. Ne ishim thjesht me fat, ishim thjesht të privilegjuar. Por ne nuk mund ta pranojmë faktin se jemi të aftë ose po punojmë shumë ", thotë Melissa Whitson, profesore e psikologjisë në Universitetin e New Haven në Connecticut.
Ekspertët rekomandojnë që për të anashkaluar këtë situatë duhet të kontaktoni me një këshilltar të besuar që ta pyesni për financat tuaja dhe një psikolog që të mos shqetësoheni për gjëra që nuk duhet.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë