Jete & Stil

Pse ëndrrat e këqija na ndihmojnë të kemi jetë të shëndetshme?

Kuptimi ynë për shkakun dhe trajtimin e maktheve ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si psikologët trajtojnë stresin post traumatik (PTSD)
Në kulmin e pandemisë, ndodhi një fenomen i çuditshëm, njerëzit filluan të shihnin  ëndrra të çuditshme. Efekti duket se ka qenë më i theksuar tek ata që preken nga virusi dhe në vendet me masa të rrepta izolimi. Shqetësimet në lidhje me izolimet, të dashurit dhe shëndetin personal papritmas u ngatërruan me mendime të frikshme ndaj ëndrrat janë gjithnjë prezente.
Për njerëzit në vijën e frontit, ëndrrat u bënë makthe. Nga 114 mjekë dhe 414 infermierë që punojnë në qytetin kinez të Wuhan, të cilët morën pjesë të gjithë në një studim të botuar në janar 2021, më shumë se një e katërta raportuan se kishin ëndrra të këqija të shpeshta. Raportet për ankthet midis qytetarëve gjithashtu u rritën gjatë izolimeve kombëtare, me të rinjtë, gratë dhe njerëzit që vuanin nga ankthi ose depresioni rrezikun më shumë. Por për njerëzit që hulumtojnë traumat, rritja e maktheve nuk ishte befasi.
"Për ata që ishin në vijën e frontit të përgjigjes së Covid-19, si mjekët dhe infermierët në Wuhan, 2020 ishte një periudhë e "stresit kronik", thotë Rachelle Ho, një pedagoge në Universitetin McMaster në Kanada.
Sipas ekspertes ne e dimë që stresi kronik ka një efekt të rëndësishëm në funksionin tonë njohës. Njerëzit që jetojnë nën stres kanë më shumë gjasa të shohin makthe.
"Ndërsa ëndrrat e këqija janë të lidhura fort me një mori sëmundjesh mendore, disa prej tyre na ndihmojnë të përpunojmë emocionet e një dite më parë, thotë Joanne Davis, një psikologe klinike në Universitetin e Tulsa.
Të kuptuarit pse ëndrrat e këqija bëhen makthe po ndihmon për të trajtuar njerëzit që kanë përjetuar trauma.
Psikologë si Davis kanë filluar të zbulojnë lidhjet midis ëndrrave tona, çrregullimeve psikologjike dhe rëndësisë së tyre për të na mbajtur të qëndrueshëm emocionalisht kur jemi me shëndet të mirë.

Ndërsa flemë, ne organizojmë dhe skedojmë kujtimet tona të ditës së mëparshme dhe u japim kujtimeve tona më të vjetra një "riorganizim". Mendohet se kjo ndodh gjatë gjithë gjumit, por është në fazën e Lëvizjes së Shpejtë të Shikimit (REM) (pak para se të zgjohemi ose kur bini në gjumë) që ne ruajmë kujtimet tona më emocionale. Këto kujtime të ngarkuara emocionalisht bëhen temë e ëndrrave tona.

Një ëndërr e keqe mund t'i ndihmojë njerëzit në vazhdimin normal të jetës. Hipoteza "gjumi për të harruar, gjumi për të mbajtur mend" tregon që gjumi REM forcon kujtimet emocionale, duke i ruajtur ato në mënyrë të sigurt dhe gjithashtu ndihmon në zbutjen e reagimeve tona emocionale pasuese ndaj atyre ngjarjeve. Për shembull, nëse shefi juaj ju bërtet dhe më vonë atë natë ju ëndërroni për të, herën tjetër kur të shihni shefin tuaj do të ndiheni më pak emocional për atë ngjarje.
Është një ide intriguese që ëndrrat tona na trajnojnë të kontrollojmë emocionet tona por çfarë prova ekzistojnë për ta treguar këtë?

"Kur truri ynë është në fazën REM të gjumit,  dy pjesë të tij të quajtura hipokampusi dhe amigdala janë shumë aktive. E para është pjesa e trurit tonë që rendit dhe ruan kujtimet, e dyta është pjesa që na ndihmon të përpunojmë emocionet. Kjo ka bërë që studiuesit të tregojnë që ëndrrat emocionale dhe të paharrueshme gjatë fazës REM janë shfaqjet e trurit tonë që ruajnë kujtimet dhe "heqin etiketën emocionale", thonë ekspertët.
Analogjia e heqjes së etiketës emocionale është një e përdorur gjerësisht në psikologjinë e gjumit.
Pas një ëndrre të keqe, zona e trurit që na përgatit për të pasur frikë është më efektive, sikur ëndrra të na stërviste për këtë situatë. Sa më gjatë që njerëzit kishin ndjerë frikë gjatë ëndrrave të tyre, aq më pak qendrat e tyre të emocioneve aktivizoheshin kur u shfaqeshin imazhe stresuese.

Amigdala jonë mund të ketë nevojë që kjo periudhë e përpunimit të rivendoset para ditës tjetër.
Studimet mbi punëtorët e stresuar tregojnë se niveli ynë i kortizolit, hormoni që ndihmon për të rregulluar reagimin tonë ndaj stresit, është më i larti në mëngjes, që do të thotë se jemi më mirë në gjendje të reagojmë mirë ndaj stresit herët.
Si i trajtoni ankthet?

Është një gjë të shohesh një ëndërr të keqe, që çuditërisht është e dobishme dhe një gjë tjetër të përjetosh mankthe kronike.
"Me makthe procesi duket se ka ngecur. Truri juaj mund të ketë ndërmend të përpunojë këtë ngjarje emocionale, por ngec sepse ju zgjoheni në mes të saj në mënyrë që të mos e shihni atë të plotë.Pasi të keni parë makthe për një periudhë të gjatë kohore, ato bëhen si zakone", thotë Davis, i cili citon se disa prej pacientëve që ka, kanë përjetuar makthe kronike për dekada para se të kërkonin ndihmë.
Davis thotë se është e rëndësishme të shikojmë makthet si një tregues i hershëm i problemeve në të ardhmen. Ëndrrat emocionale ndonjëherë ndodhin natën pas ngjarjes së rëndësishme dhe nganjëherë pesë deri në shtatë ditë më vonë.
Penny Lewis, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Cardiff dhe kolegët e saj propozojnë që të ruajmë kujtimet e përditshme menjëherë pasi ato të ndodhin, por ekziston një "vonesë në ëndërr" kur bëhet fjalë për gjëra me rëndësi personale, të thellë.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë