Treg

Pse e “Premtja e Zezë” nuk është e “Premtja Jeshile”?

Më shumë se 300 marka veshjesh po bëjnë një apel për të gjithë blerësit kudo në botë, që të mos blejnë asgjë në shitjet e të Premte së Zezë për arsye të mjedisit. Shoqata jo fitimprurëse e biznesmenëve e titulluar “Make Friday Green Again” thotë se, blerja e produkteve me çmime të ulëta i nxit njerëzit të blejnë gjëra që nuk duhen.
Ata thonë se ky mbiprodhim është i dëmshëm për klimën. Ata apelojnë që blerësit në këtë 29 nëntor, të kërkojnë në dollapët e tyre se çfarë sendesh mund të riparojnë ose të riciklojnë. Shoqata e përbërë kryesisht nga biznesmenë francezë, u formua nga Nicolas Rohr, një nga themeluesit e kompanisë Faguo, e cila ka veshje ekologjike.
“Kur njerëzit blejnë diçka, ne ndotemi për shkak të emetimeve të karbonit që vijnë nga prodhimi i këtij produkti, nga përdorimi i tij dhe pastaj shitja e këtij produkti. Sot ne nuk e blejmë atë që na nevojitet, e blejmë sepse tundohemi. Kemi kohë që nuk jemi në një marrëdhënie të mirë me konsumin” tha ai.

https://www.instagram.com/p/B4cPSORDwXz/?utm_source=ig_web_copy_link

Çfarë është e Premtja e Zezë?
E Premtja e Zezë është dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit, kur shumë shitës me pakicë bëjnë ulje drastike për 24 orë, duke i nxitur njerëzit të bëjnë më shumë blerje. Ky koncept fillimisht nisi në SHBA dhe përgjithësisht atje zhvillohet një ditë përpara “Ditës së Falënderimeve”.
Ka marrë këtë emër, pasi shumë dyqane “punojnë në të zezë”, që do të thotë se fillojnë të fitojnë më shumë para nga sa duhet të shpenzojnë”

A është e premtja e Zezë e keqe për mjedisin?
Çdo gjë që blejmë nuk kushton vetëm para, por ka edhe kosto mjedisore. Kjo varet nga mënyra se si është krijuar produkti. Argumenti i shoqatës është se sa më pak të blini, aq më pak do ndikoni në ndotjen e mjedisit. Gjithashtu, sipas biznesmenëve mund të kurseni dhe para.

Patsy Perry, një pedagog mode në universitetin e Mançesterit, tha se e Premtja e Zezë është një kohë e shkëlqyer, për të përfituar nga zbritjet, por edhe kjo ka mangësitë e veta.
"Nga njëra anë, shitësit me pakicë po flasin gjithnjë e më shumë për qëndrueshmërinë e natyrës dhe të gjitha gjërat e mira që ata duhet të bëjnë, por nga ana tjetër duket sikur ata po inkurajojnë njerëzit të vazhdojnë të blejnë më shumë sende. Unë mendoj se ne të ardhmen, do të shohim më shumë biznese që thonë se nuk duan të jenë pjesë e të premtes së zezë” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë