Gjithçka po shkonte normalisht në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, deri në momentin kur komediani Chris Rock bëri një shaka të tepruar ndaj Jada Pinkett Smith.
“Jada, të dua shumë. G.I. Jane 2 mezi po pret që të të shohë”, tha ai, si referencë për kokën e rruar të bashkëshortes së Will Smith.
G.I Jane është një film i vitit 1997 me regji të Ridley Scott dhe aktore kryesore Demi More. Filmi flet për një ushtare dhe përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e forcave speciale të burrave, Navy Seal. Në rol, Demi More është me kokën e rruar.
Ky ka qenë momenti që Will Smith është ngritur nga karrigia dhe ka goditur me shpullë komedianin. “Mos e zër më në gojën tënde të qelbur emrin e gruas time”, iu drejtua ai.
Vitin e kaluar, Jada u diagonstikua me sëmundjen e alopecisë, një formë e rrallë sëmundjeje që rrëzon flokët. Pas kësaj diagnoze, ajo është shfaqur në publik me kokën e rruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.