Vende dhe Udhetime

Pse duhet të vizitoni Gjermaninë

Gjermania është si një shtëpi dhuratash për këdo që do të vizitojë këtë vend.
Në Gjermani do të gjeni gjithçka që mund t’ju joshë, prej peizazheve më të bukura të Evropës, kështjellave përrallore, deri tek vendet e rëndësishme historike, etj. Nëse po planifikoni ndonjë udhëtim për muajit në vazhdim, hidhni një sy këtyre vendeve në Gjermani.

Warnemwnde

Warnemwnde është porti më i rëndësishëm i lundrimit në Gjermani. Plazhi në vetvete është pika historike e zonës. Përgjatë shëtitores drejt Hotelit Neptuni është "seksioni 13 i plazhit". Fanatikët e sporteve të ujit mund të marrin edhe anijet e SUP dhe surfboards. Përveç plazhit të veçantë që ka ky vend, në Warnemwnde mund të shijoni edhe gatimet tradicionale në restorantet e zonës aty pran, për të cilat gjithmonë janë veçuar, si dhe mbrëmjeve mund të shijoni aktivitetet muzikore që zhvillohen në këtë vend.

Berlini
Kryeqytet i Gjermanisë, Berlini lidhet ngushtë me historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjen e famshme të Lindjes dhe Perëndimit nga Muri i Berlinit që ishte ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Që prej rënies historike të murit në vitin 1989, Berlini sot është qytet i mbushur me diversitet i cili ka grupe të ndryshme etnike, është i mbushur me atraksione kulturore, gjithashtu edhe klube natë, në të cilat mund të shijoni muzikë live gjatë gjithë natës.. Shumë turistë joshen nga strukturat e famshme historike të Berlinit, përfshirë Brandenburg Gate dhe Reichstag.

Kështjella Eltz Gjermani

Është një kështjellë mesjetare e vendosur në kodrat mbi lumin Mosel ndërmjet Koblenzit dhe Trierit, Gjermani. Një nga vendet e preferuara të turistëve që vizitojnë Gjermaninë është kështjella e bukur Eltz. Kjo kështjellë veç historisë së saj, tërheq miliona turist në vit edhe fale bukurisë që ajo ka.
Kjo kështjellë është e rrethuar një peizazh piktoresk, ajo ndodhet në një kodër shkëmbore. Kështjella është e rrethuar nga kopshtet të cilët ofrojnë një pamje mahnitëse për çdo vizitor.

Mynihu

Mynihu është një nga vendet më të mira për të vizituar Gjermaninë . Munich-u është qendra e disa prej shtëpive më të sofistikuara të operës dhe teatrove si Teatri Kombëtar. Qendra e qytetit është gërshetim atraktiv i arkitekturës moderne me klasiken, është e mbushur me kisha historike, mure mesjetare, pallate mbretërore, e madje qendra e qytetit është e mbushur edhe me vende për jetë të natës dhe qendra tregtare. Oktobefest që mbahet në Munich ka filluar prej vitit 1810, ndërkaq sot mbetet festivali më i famshëm i birrës i cili sjell miliona vizitorë çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë