Keshilla

Pse duhet të shtoni pataten në dietën ushqimore

Patatja është një perime me pak kalori,e cila nuk ju bën të shtoni peshë.

Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kalciumit, zinkut dhe bakrit. Fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli. Patatja është njëra ndër perime që hyjnë në familjen e perimeve të bardha.
Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.

Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak

Patatet janë të pasur me antioksidantë
Mund të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak
Mund të përmirësojë shëndetin e tretjes
Kanë pak yndyrë – mund të shtohen në dieta
Mund të ndihmojnë të humbni apo rregulloni peshën
Përveç se të shëndetshëm janë edhe të shijshëm dhe të përdorur në shumë receta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë