Politike

Pse duhet të jetë në krye të PD: Berisha nis takime pesëditore me bazën  

Komisioni i Organizimit njoftoi se Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim, në kuadër të kandidimit për kreun e PD.

Ndërkohë Ibsen Elezaj, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë.

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.

Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim…”, thuhet në njoftim

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqendruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë