Jete & Stil

Pse disa njerëz kanë thinja edhe në moshë të re? Nutricionistja shpjegon arsyet

Me kalimin e moshës, dalja e thinjave është normale. Por ka shumë raste kur thinjat dalin edhe në moshë të re. Ajo çfarë shumë njerëz nuk dinë janë arsyet pse ndodh dhe lidhja që kanë thinjat në moshë të re me ushqyerjen dhe stilin e jetesës.

“Unë kam bërë edhe një pyetësor në rrjetin social Instagram dhe 65% e personave thanë se nuk e kishin menduar se thinjat lidhen me ushqyerjen dhe stilin e jetës”, tregon nutricionistja Hyrida Basha e cila shpjegon për Gazetasi.al se folikulat e flokut gjenerojnë flokë të ri, qelizat kanë edhe pigment melaninë dhe ndonjëherë folikula e humbet pigmentin duke nxjerë flokë të bardhë.

Pyetësori i bërë nga Hyrida Basha

Por cilat janë arsyet pse njerëzit kanë flokë të thinjur, edhe në moshë të re?

“Disa nga arsyet janë mungesa e vitaminave, duhanpirja për një kohë të gjatë, sëmundje të caktuara, stresi i vazhdueshëm dhe gjenetika”, thotë Basha.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Trikologjisë u citua së mungesa e vitaminave B-6, B-12, biotin, Vitamin D, vitamin E dhe bakër, mund të kontribuojnë në zhvillimin e thinjave. Gjithashtu nivele të ulëta në serum të ferrerinës, Vit B12 dhe kolesterolit  HDL-C lidhen më daljen e thinjave.

Basha thotë se ajo çfarë këshillohet është konsumi i lartë i antioksidantëve të cilët janë në sasi të larta në Fruta dhe perime të freskëta, çajrat, vaj ulliri, peshku etj. Ndërkohë duhen furnizuar me vitaminat e sipërpërmendura të cilat gjenden në bulmet, salmon, djath etj dhe “në raste specifike, këshillohen dhe suplementet por nën rekomandimin e mjekut”.

Soja është gjithashtu e rëndësishme.

“Është e nevojshme që të ndiqet një dietë e pasur me proteina, duke ngrënë edhe produkte të  sojës”, në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.

Këshillohet dhe kosumimi i frutave të detit, të pasura me bakër dhe metale të tjera, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët.

Vezët përmbajnë substanca që ndikojnë në rritjen e flokëve, përfshirë proteina, vitamina D dhe B. Biotina ndihmon prodhimin e keratinës që shton forcën dhe elasticitetin e flokëve.

Gjenetika dhe thinjat premature lidhen shumë me njëra-tjetrën, njësoj sic lidhen dhe raca edhe etnia.

Stresi oksidativ është një tjetër arsye pasi “shkakton disbalanca kur antiosidantët nuk janë të mjaftueshëm për të kundërluftuar dëmtimet e radikaleve të lirë të cilat janë molekula të qëndrueshmë që dëmtojnë qelizat dhe që kontrbuojnë në sëmundje dhe plakje”. Vitilogo, është një prej sëmundjeve që shkaktohen nga sasia e lartë e radikaleve të lira. Kjo sëmundje shkakton edhe zbardhjen e flokut.

Basha shton se disa probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjet autoimmune, mund të rrisin riskun për thinja të parakohshme.

Nga studime të kryera në 2018 u vërtetua një lidhje ndërmjet disfunksionit të tiroides dhe thinjave të parakohshme.

Gjithashtu sëmundja e rënies së flokut, alopecia areata, një sëmundje autoimune e lëkurës  shkakton edhe zbardhjen e flokut.

Nutricioniste Hyrida Basha

Një studim i vitit 2013 i publikuar në “Italian Dermatology Online Journal”, tregoi se duhanpirësit janë 2 herë më të rrezikuar për thinja të parakohshme krahasuar me joduhanpirësit.

Ky rezultat u vërtetua edhe në studimin e vitit 2015 publikuar në “Journal of the American Academy of Dermatology”. 

“Pa diskutim stresi dhe faktorë të tjerë jetësor ndikojnë në këtë proces, megjithatë ushqyerja dhe stili i jetesës, sërish kanë vend dhe rol kyç”, përfundon Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë