Dosje

Pse bëjnë vetëgjyqësi shqiptarët: “Gardhi, toka, fëmijët…” Shumë besojnë në polici, të tjerët i zgjidhin konfliktet vetë

Shtetasi K.J u dënua me dhjetë ditë burgim nga gjykata për një sherr banal që pati me fqinjin e tij që më pas iu konvertua në shërbim prove. Përplasja e të akuzuarit nisi mbas njoftimit të qytetarëve në rrugën ‘Grigor Heba” shkruan më pas oficerët sipas të cilëve i dyshuari bllokoi rrugën mbasi refuzoi të kryheshin investime mbasi sipas tij toka ishte e të birit. Pretendimet disavjeçare të të moshuarit qëndrojnë deri diku pasi për këtë aks në brendësi të lagjes rezultojnë dokumentat që e provojnë diçka të tillë, ndonëse fizikisht një pjesë e saj rezulton të jetë rrugë.
Policia shkruan se “pas marrjes se njoftimit, policia gjyqësore ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar tre gropa të hapura në asfalt, në të cilat ishin vendosur tre binarë, ku dy prej tyre ishin hekur, ndërsa njëra ishte prej druri. Midis dy shufrave ishte vendosur edhe një zinxhir që bënte bllokimin e rrugës. Lidhur me faktin e ndodhur është pyetur shtetasi S.K, i cili ka deklaruar se e kishte marrë në telefon shtetasi K.J për ta ndihmuar dhe pasi ka vajtur aty bashkë me dy persona të tjerë, kanë bërë bllokimin e rrugës”.
Të dhënat zyrtare të prokurorisë tregojnë se pikërisht pretendimet për pronësinë qëndrojnë në vend të parë për konflikte apo thënë juridikisht zgjidhje të problemeve personalisht dhe pa trokitur në asnjë derë institucionale. Më pas vetëgjyqësia për fëmijët vjen menjëherë mbas përplasjeve për pronën duke zënë 20 përqind të çështjeve të vetëgjyqësisë. “Përplasjet mes grupeve janë hakmarrje që përfundojnë në vrasje të organizuara duke nisur nga larja e hesapeve deri tek pengmarrjet dhe përjashtohen nga krimi i vetëgjyqësisë”, u shpreh një zyrtar i policisë për Gazetën “Si që hakmarrje të tilla në të vërtetë klasifikohen në një kategori krimesh
Institucionet që nuk zgjidhin punë
Por përse marrin hak apo thënë ndryshe përse kryejnë vetëgjyqësi shqiptarët. Të dhënat e gjykatës dhe të prokurorisë tregojnë se sa herë që insitutucionet nuk funksionojnë, gjykatat zvarrisin çështje apo dokumentet nuk përfillen, pala kundërshtare dhe e pakënaqur i zgjidh çështjet alla shqiptarçe dhe duke shmangur institucionet. Në një rast në Rrugën e Kavajës, qytetari i cili ishte i pakënaqur nga zhurmat e një fast-food-i poshtë pallatit, i vuri flakën tendës së atij biznesi. Kur ai u shoqërua në polici u justifikua se askush nga banorët nuk ishte pyetur dhe as që kishte pasur konsultim me publikun nëse duhej apo jo të kryhej ky investim në katin e parë. “Nuk më shqetëson vetëm zhurma, por tymi i qofteve na e ka bërë jetën të padurueshme, çdo gjë në shtëpinë time vjen era tym”, tha 46-vjecari i cili pavarësisht të drejtës së pagjetur u refërua për vetëgjyqësi. Por ‘hakmarrjet’ më të rënda janë ato për pronën që çojnë në mëri edhe anëtarët më të ngushtë të një familjeje.
Më i vogli i familjes B., vendosi të shkojë në vetëgjyqësi kundër të vëllait sapo u zvarrit nëpër dyer gjykatash dhe në zyrat e regjistrit të pasurive të paluajtshme. Veprimi që ai kreu dhe për të cilin më pas përfundoi nën akuzë si dhe I shoqëruar në komisariat lidhet me flakjen e sendeve personale të të vëllait , I cili është më I madh në moshë. Rezulton thotë prokuroria se do vëllezërit kanë qenë në konflikt gjyqësor për një banesë të regjistruar në emër të vëllait hakmarrës “Banesa ka qenë fillimisht në pronësi të babait të tyre që përbëhet nga një dhomë, një korridor dhe një oborr. Këtë pasuri , nëpërmjet “Kontratës së Shitblerjes” ja ka shitur djalit të tij, të pandehurit E. dhe E . më pas e ka regjistruar këtë “Kontratë” në Zyrën e Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, ku kjo e fundit ka lëshuar në emër të tij “Vërtetimin Hipotekor” Nr.291, datë 08.08.2000. Sipas këtij “Vërtetimi Hipotekor” shkruajnë oficerët mbasi përpiluan aktet e këqyrjes.
Por ndërkohë vëllai tjetër ka ndërtuar një ambjent pranë banesës në fjalë në të cilën ka jetuar së bashku me familjen dhe sherri midis tyre ka nisur pikërisht për shfytëzimin e ambjentit të përbashkët prej gati 16 metra katrorë. Në grindje e sipër vëllai I madh është larguar nga banesa duke lënë në object orenditë personale, por mbasi më I vogli ka dorëzuar padinë lirim dhe dorëzim sendi ai humbi në të dyja shkallët e gjykatës. Në këtë situatë sherri ka agravuar derisa më I vogli ka vendosur ta zgjidhë duke mbyllur derën të vëllait që ka shkuar nën shoqërinë e avokatëve dhe duke I flakur të gjitha sendet në oborr
Kaq shumë hakmarrje për gardhet
Dhe natyrisht grindjet për kufinjtë e tokës nuk kishin se si të shmangeshin edhe në Tiranë, ku dy familje në zonën e Shkozës mbasi ndërtuan në një zonë informale përfunduan në përplasje që njëri prej tyre N.B vendosi të nfërtojë një mur , për të cilin më pas nuk u mjaftua por vendosi ta shtojë përsipër edhe me një garth metalik
Polcia shkruan më pas për konfliktin e vetgjyqësisë: “Veprimet e kryera prej tij për ndërtimin e gardhit janë vënë re prej pjestarëve të familjes D. , të cilët kanë reaguar fillimisht me fjalë, për çmontimin e rrethimit. Por, kur nuk ka ndodhur një gjë e tillë, me veprime konkrete e të dhunshme kanë ndërhyrë për shkatërrimin e gardhit, të pretenduar si të ndërtuar mbi murin kufizues, që edhe ky më herët ishte ndërtuar me shpenzimet e tyre, po në një zonë me ndërtime informale. Në një moment vëllezërit A dhe D. , njëri me një mjet prerës elektrik dhe tjetri me një mjet goditës çekiç, janë ngjitur në pjesën e sipërme të murit ndarës të dy banesave dhe kanë shkatërruar tërësisht gardhin rrethues të ndërtuar mbi të me elementë metalikë. ‘
Komshinjtë në vazhdim përfunduan nën pyetje. I pari tregon se si në zonën informale fillimisht ata ishin fqinjë të mirë.
“Midis shtëpive ka qenë një rruge 3 m dhe keta kanë bërë nje garazh dhe ballkoni i katit te pare te shtepise së tij, u bllokua, por nuk bëra detat për këtë. Ne 2013, A. ka bere disa ndertime në shtepine e vet dhe për këtë e denoncova në polici. Gjithmone i jam drejtuar policisë edhe në vitin 2020” thotë Z.B , sipas të cilit për vendosjen e rrjetës dhe gardhit metalik morën miratimin e autoriteteve. Këtë gjë e pohon më pas edhe I biri
“U interesova te Njesia Bashkiake per vendosjen e rrjetes dhe më thanë nuk ka problem . Në mbrëmje dëgjova zhurma që po u godiste rrjeta, por nuk dola se ishte errësirë por rrjeta u prish me gur fresibël dhe me cekic nga dy vëllezërit komshinj”
Por edhe pala tjetër nën akuzë dhe e shpallur më pas fajtore për vetgjyqësi këmbëngul se shkuan në këtë zgjidhje të problemit mbasi ishin ankuar disa herë në polici dhe nuk kishin gjetur dritë jeshile. Madje sipas dy vëllezërve ata ruajtën qetësinë edhe kur fqinji I quajti kalamaj
Toka, molla e sherreve
Kam paguar taksat vendore, në Lagjen e Taganëve kam përfituar tokë sipas ligjit 7501 , për këtë tokë kam vendim nga gjykata e apelit . Por për këtë tokë ka pretendime edhe familja H. që thotë se janë pronarë të vjetër të saj” e nis kallëzimin e tij në polici SH.
“Unë për këtë problem kam bërë disa herë kallëzim në Polici por përsëri problemit nuk i është dhënë zgjidhje dhe këta shtetas nuk më lejojnë që unë të shkoj te prona ime. Sot shkova tek prona ime pasi kisha marrë një zetor për të punuar tokën time dhe në momentin që u afrova te toka ime në rrugë më dolën shtetasit A. D. dhe I. të cilët mbanin në duar lopata dhe në momentin që unë desha të fusja zetorin për të punuar tokën, të tre këta shtetas filluan të më kërcënojnë dhe kanosin me fjalë duke më thënë se do të të vrasim nëse futesh tek toka, pasi është toka jonë”.
Njëra nga anëtarët e familjes kundërshtare që kryen vetëgjyqësi duke e bllokuar pronarin e tokës pa iu dridhur qerpiku tha në polici: “Toka është e jona dem-babadem, por dokumentat nuk i kemi. Ndaj i dola para dhe u ula para zetorit”, pohon gruaja e cila së bashku me anëtarët e tjerë sakaq shkuan te toka në fjalë dhe e punuan vetë.
Megjithatë përveç vetëgjyqësisë për pronat, përplasjet e tjera janë ato në prag divorci të çifteve dhe kur ato grinden për fëmijët. 28-vjecarja A. L mbasi nisi divorcin me të shoqin, u kthye tek e ëma. “Në orën 20:00 u ktheva tek banesa dhe sapo shkova tek dera e shtëpisë konstatova që çelësi nuk futej në vrimën e bravës së derës dhe vura re që brava ishte ndërruar. E pyeta tim shoq se përse e kishte ndërruar bravën dhe më tha se do më njoftonte ai kur të kthehesha t’i merrja rrobat”. Megjithatë nga ajo që ndodhi më pas, gruaja nuk mundi t’i marrë asnjëherë veshjet dhe sendet personale dhe ky veprim u konsiderua një hakmarrje nga ana e ish-bashkëshortit, i cili nuk e kapërdiu dot braktisjen dhe kreu vetëgjyqësi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë