Politike

PS zgjedh drejtuesit e degëve, emra të rinj e të panjohur me përjashtim të Veliajt

Partia Socialiste ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të partisë në 58 bashki.

“Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Në tre bashkitë Himarë, Has dhe Roskovec zgjedhjet do të përsëriten, pasi siç tha Sekretari Organizativ, Blendi Klosi nuk pati kandidatë të përshtatshëm në procesin e parë.

"Nuk i përmbushnin kushtet për të marrë një vendim të fundit në kryesi. Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj,. Kishte pjesëmarrja por nuk kishte kualitetin e nevojshëm", tha Klosi.

Shtatë bashki do të kenë bashkëkryetarë. Drejtuesit e rinj janë kryesisht emra të rinj, por që kryesia e PS i ka vlerësuar për kontributin në bazë.

Pjesa dërrmuese nuk janë kryetarë bashkish, me përjashtim të Erion Veliajt në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë