Politike

PS shmang përplasjet, komisionet parlamentare zhvillohen online

Një ditë pas kaosit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, administrata e Kuvendit ka lajmëruar se shumica e komisioneve parlamentare që janë parashikuar për të martën do të zhvillohen online.

Nëse do të ketë të papritura apo bllokim nga deputetë të opozitës, është vendosur paraprakisht që të kalohet online diskutimi për projektbuxhetin në të gjitha komisionet.

Komisionet që mbahen sot janë ai për Politikën e Jashtme, Ekonomia, Ligjet, Veprimtaria Prodhuese, Shëndetësia, Mediat, Siguria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë