Politike

PS rrëzon PD për ngritjen e dy komisioneve hetimore, Bardhi: Antikushtetuese, firmosën 45 deputetë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës për të rrëzuar opozitën lidhur me kërkesën për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

“Depozituam dy kërkesa për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, i pari kishte të bënte me skandalin që ka marrë shqetësimin e SHBA, me ndërhyrjet e paligjshme me sistemin TIMS. E dyta lidhet me mungesën e përfitimeve shëndetësore në zbatim të kontratës koncensionare.

45 deputetë ju drejtuan Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë.

Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.

Argumenti i parë nga kolegët e mazhorancës, lidhej me faktin se ne kërkonim 4 kontrata dhe e konsideruan shumë të gjerë si çështje, se ata kanë shumë punë.

Në fakt të 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për aq kohë sa janë miratuar nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne propozuam që të verifikohet, së pari si janë lidhur kontratat dhe si do zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë provuar për pagesa për shërbime që qytetaret nuk i përfitojnë”, tha Bardhi.

“Ndërsa për sistemin TIMS, që s’ka qenë thjesht shqetësim nga ne por nga SHBA. Ne e kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk ka interes të zbulohet, kjo gjë sepse do të provohej fshehja e udhëtimeve të eksponentëve politike me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes në TIMS...”, vijoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë