Politike

PS paraqet mocionin me debat, Balla: Meta po pengon shqiptarët të votojnë

Partia Socialiste depoziton kërkesën për mocion me debat për dekretin e Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhje të 30 qershorit. Kërkesa është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i ka kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të fusë në seancën e së enjtes debatin me mocion për këtë akt të presidentit, duke përfshirë në fund edhe miratimin e një rezolute.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS, vendimi i Presidentit Meta “është një akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizmin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”.
Rezoluta që pritet të shqyrtohet të enjten pritet të propozojë nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.
Ndërkohë që kjo kërkesë vjen menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, e cila vendosi që të ketë diskutime nga mazhoranca për dekretin e presidentit, të cilin e cilësoi si antikushtetues dhe të pabazuar në ligj.

Kerkesa e Ballës drejtuar Ruçit

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë