Politike

PS mbledh Asamblenë Kombëtare, më 20 korrik thirret Kongresi

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mbledhja do të zhvillohet online dhe nis në orën 17:00 me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Më herët, Rama  ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale. Pas tij, fjalën pritet ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili do të raportojë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.

Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste që raportohet se do të jetë në datën 20 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë