Politike

PS luan me PD, Çuçi:  Na sillni bashkëkryetar konsensual tek reforma zgjedhore  

Kreu i grupit parlamentar i Partinë Socialiste Bledi Çuçi tha në fund të seancës së bllokuar para ambienteve të Kuvendit se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucioneve duke ju referuar bllokimit të seancës nga opozita. I gjendur përballë gazetarëve por edhe kolegeve opozitar vetëm pak metra larg, Çuçi tha se bashkedrejtimi i komisionit të reformës zgjedhore nga opozita (për të cilën bëhet gjithë debati) duhet bërë me konsensus.

“Mendoj se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Është një komision që mbart një konsensus politik. Vetë vendimi që ka ngritur komisionin hetimor bashkëkryetari zgjidhet nja nga PS një nga PD. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD një ndryshim. Mënyrën si e kërkoi duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës. Duke bërë këtë akt të dënueshëm, si mund të kërkojë konsensus një palë politike pa pasur konsensus brenda saj. Duhet të zgjidhë krizën brenda vetes. Ta zgjidhin midis tyre. Bashkëkryetari duhet të barti të gjithë konsensusin politik nga partia e tij” tha Çuçi.

Ai njoftoi gjithashtu se do të jetë përjashtime nga radhët e deputetëve te PD-së me kërkesë të PS-së, pas bllokimit të seancës të së enjtes  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë