Lajme

Provimi për polic, publikohen rezultatet e fazës së dytë

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e fazës së dytë të testimit për Patrullë të Përgjithshme. Kandidatët ditën e djeshme iu nënshtruan testit për të zënë një ndër 500 vendet e lira në strukturat e saj.
Faza e dytë e testimit me shkrim për aplikantët nga qarqet Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër nisi në orën 16:00.
Maksimumi i pikëve të testimit për Patrullën e Përgjithshme është 100, por asnjë prej aplikantëve nuk ka arritur ta kapë këtë shifër.
Mbrëmjen e kaluar u afishuan rezultatet për katër qarqe të vendit, ku edhe aty u vu re se kandidatët nuk arritën të prekin kuotën maksimale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë