Ka ndodhur

Prova të reja dhe pyetja e dëshmitarëve, shtyhet gjyqi për Adriatik Llallën

Seanca gjyqësore ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është shtyrë. Shkak është bërë kërkesa e Llallës për marrjen e provave të reja, akt-ekspertime dhe pyetjen e dëshmitarëve të tij nga ana e Gjykatës së Posaçme dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një seancë, e cila nisi rreth orës 9:00, ish- kryeprokurori u paraqit i vetëm pa avokatin e tij. Seanca zgjati rreth një orë, ku i pandehuri Adriatik Llalla ka kërkuar marrjen e provave me të cilat do të mbrohet gjatë këtij procesi.

Kërkesë për administrim provash ka bërë dhe prokurori i çështjes. Gjykata u tërhoq për vendim dhe pranoi të përfshijë në dosje prova të palëve.

Llalla është thirrur i pandehur për mosdeklarimin e pasurisë së tij. Pranimi i kërkesës nga SPAK për revokimin e gjykimit të shkurtuar, do të thotë se gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit do të nisë nga e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë