Kosova

Protestuesit serbë mblidhen në veri të Kosovës por janë më të paktë

Protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u mblodhën sot para ndërtesave komunale për të vazhduar protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave por ishin më të paktë.

Nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë në këto komuna.

Për dallim nga herat tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve’.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë sot se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

Ajo ka kërkuar se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë