Bota

Bërnabiç: Jam e gatshme të jap dorëheqjen por Vuçiç refuzon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka bërë të ditur se është e gatshme të japë dorëheqjen.

Megjithatë, sipas saj, kërkesa e saj është refuzuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

“Duke pasur parasysh shkrimet e mediave manjate, për të qenë të qartë, unë jam e gatshme në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta do të ndryshojë mendje”, ka shkruar Bërnabiç në Twitter.

Ajo tha se nuk është kundër zgjedhjeve.

“Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç”, shtoi Bërnabiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë