Kosova

Kurti: Duan të realizojnë me dhunë ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për “The Geopost”, përmendi idenë e shkëmbimit të territoreve duke thënë se kjo çështje ka qenë pjesë e bisedimeve për ndarje të Kosovës.

Teksa kërkoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për qetësimin e situatës, Kurti insistoi se një projekt i tillë, edhe pse i dështuar, duket se po kërkohet të realizohet përmes dhunës.

"Janë tre kategori që po i bëjnë këto trazira sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërsa ata duan ndarjen e saj, duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre", u shpreh ai.

Kurti u shpreh se kjo ide kishte nxitur edhe disa shqiptarë të merreshin me të.

”Shkëmbimi territorial ka qenë emërtimi për ndarjen e Kosovës i cili do t’i joshte edhe disa shqiptarë që ta pranonin. Ata nuk kanë hequr hequr dorë nga kjo ide, e cila mund të zbatohet vetëm përmes dhunës. Dikur mund të vinte përmes bisedimeve, por sot kjo mund të ndodhë vetëm përmes dhunës, ndaj na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, është shprehur ai.

Kurti gjithashtu ka thënë se Putin është i fiksuar pas Kosovës dhe do donte që Kosova të dështonte si Iraku dhe Afganistani.

Për këtë, sipas Kurtit, ai po përdor Serbinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë