Lajme

Protestuesit i presin “biletën” Edi Ramës në Vlorë!

Një protestë e veçantë kundër qeverisë Rama është zhvilluar në Vlorë, ku qytetarë dhe përkrahës të opozitës kanë ironizuar me dështimin e “Air Albania” dhe parkimin në Stamboll të avionit që Edi Rama pagëzoi me emrin e poetit Lasgush Poradeci.

Protestuesit kanë shfaqur një “biletë” avioni vetëm nisje në datën 16 shkurt nga “Aeroporti i Vlorës” për Edi Ramën dhe destinacioni është “në të sëmës”.
Protestuesit janë vendosur në zonën e Skelës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Ata bëjnë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Duhet të bashkohemi të gjithë për një qëllim, të tregojmë vlera që ky kryeministër, kjo qeveri duhet ta dorëzojë pushtetin sepse e ka katandisur këtë vend si mos më keq. Të ngrihemi, të bashkohemi të gjithë bashkë, sidomos për rininë që po e braktis këtë vend”, - tha një prej drejtuesve të protestës.

Ndërkohë, paralel me banorët e Vlorës, është zhvilluar një protestë në Paskuqan, ku është bllokuar rruga e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë proteste për situatën e mjerë që po përjeton e gjithë Shqipëria. Paskuqani është një nga njësitë vendore të bashkisë Kamëz, që drejtohet nga demokrati Xhelal Mziu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë