Rend dhe Ligj

Protestë për teatrin, procedohen Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri

Policia ka njoftuar se për regjisorin Robert Budina dhe kreun e degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka nisur hetimi në gjendje të lirë, për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.

“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 22 maj 2020, rreth orës 17:30, kanë organizuar tubim të paligjshëm, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një tubim sensibilizues pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca ftoi qytetarët e Durrësit për të firmosur peticionin për rindërtimin e teatrit siç ishte më parë dhe aty ku ishte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë