Ka ndodhur

Protestë për burimin e ujit, banorët përplasen me policinë në Kuçovë

Banorët e Lumasit në Kuçovë janë përplasur me policinë teksa kanë protestuar sërish për ujin e burimit të Sinecit. Këtë të premte, banorët e zonës kanë penguar mjetet e firmës për të vijuar punimet.

Në këtë moment ka ndërhyrë policia, ku për pasojë një prej banorëve është lënduar dhe është transportuar në spital. Më pas banorët kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë.

Ata kundërshtojnë shfrytëzimin e ujit të burimit për një ujësjellës të ri në Bashkinë e Kuçovës. Sipas tyre, projekti është bërë pa praninē e tyre dhe është shpallur edhe firma fituese, ku kjo e fundit ka filluar punimet.

Nuk është hera e parë që ata kundërshtojnë projektin, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë asnjë kompani që t’u marrë ujin në mënyrë të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë