Media Galeri

Protestë kombëtare në Francë për reformën e pensioneve dhe rritjen e çmimeve

Edhe pse ka disa javë që sektorë të ndryshëm bëjnë protesta individuale, ditën e djeshme u mblodhën të gjithë duke bërë protesta në disa qytete të Francës.

Sindikatat e biznesit, transportit, shitjes me pakicë dhe arsimit ishin disa prej sindikatave që kërkojnë rritje page për shkak të inflacionit të lartë.

Gjithashtu, presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ketë një reformë që shtyn moshën ligjore për të dalë në pension dhe kjo ka krijuar jo pak zemëratë tek njerëzit të cilët ditën e djeshme me protestat kanë kufizuar qarkullimin e trenave brenda vendit.

Për shumë njerëz në Francë është e papranueshme që nga 62 vjeç, mosha ligjore për të dalë në pension të jetë 65.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë