Futboll

Protestat e tifozëve japin efekt, Gjermania bllokon investimet private në Bundesligë

Gazeta Si - Pas disa javësh me banderola, protesta dhe kontestime në mënyra të ndryshme, madje origjinale, në Gjermani vjen vendimi për ndalimin përfundimtar të investimeve private në Bundesligë. Ka vendosur në unanimitet komiteti ekzekutiv i Ligës së futbollit gjerman (Dfl) në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar në Frankfurt.

Nuk do të ketë më akorde me investitorë të mundshëm të huaj për bashkëpunim marketingu. "Duke marrë në konsideratë zhvillimet aktuale, nuk duket më e mundur që ta çojmë përpara me sukses procesin", - ka deklaruar Hans-Joakim Vatzke, zëdhënës i presidencës së Dfl-së.

Në dhjetor Dfl kishte votuar pro hapjes së investimeve private, me objektivin për të mbledhur një miliard euro në këmbim të një kuote në përqindje të të drejtave televizive për 20 vitet e ardhshme. Ditët e fundit ka pasur ndërprerje të gjata gjatë ndeshjeve, për shkak të protestave masive nga ana e tifozëve gjermanë. Në fushë janë hedhur topa tenisi, monedha çokollate dhe objekte të tjera, që kanë shkaktuar ndërprerjen e lojës.

"Edhe pse ka një mazhorancë të gjerë që mbeshtet nevojën e sipërmarrjeve të partnershipit strategjik, futbolli profesionist gjerman gjendet në mes të një testi thelbësor.

Kjo ka sjellë qëndrime të ndryshme jo vetëm brenda Ligës, por në disa raste edhe brenda klubeve profesioniste, trajnerëve, drejtuesve, organeve të kontrollit, asambleve të përgjithshme dhe komunitetit të tifozëve, që kanë vënë gjithmonë e më shumë në rrezik garën, procedurat specifike të saj dhe integritetin e kompeticionit, - shkruhet në mesazhin e Vatzke. – Besueshmëria e një mbylljeje pozitive të kontratës për financimet e 36 klubeve nuk mund të jetë më e garantuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë