Lajme

Protesta përhapet në rrethe, studentët e Elbasanit nisin “ngujimin”

Protesta studentore në Tiranë, është përqafuar edhe nga kolegët e Elbasanit pasditen e sotme. Me parullat “Universiteti Aleksandër Xhuvani nis ngujimin” dhe “Ngrihuni popull se po na shtypin”, studentët kanë bllokuar hollin e godinës dhe disa prej tyre qëndrojnë të ulur në karrige.

Ndërkohë një tjetër revoltë ka nisur në Tiranë, te fakulteti i Shkencave Sociale, ku pedagogët kanë mbështetur protestën e studentëve.

Këtu, një grup pedagogësh i janë drejtuar me një letër përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit, duke u kërkuar që të mbrojnë kërkesat e studentëve, të kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe të dënojnë dhunën.

Sipas 32 pedagogëve, dhuna në institucionet e arsimit të lartë është e patolerueshme, por përgjigja e senatit akademik duket se i ka lënë “me gisht në gojë” pasi mbështeten edhe kërkesat e protestës, por edhe rikthimi në mësim, që u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë