Lajme

Protesta para parlamentit, flasin kandidatët që s’pranojnë mandatet

Paralelisht me nisjen e seancës plenare vijon dhe protesta e opozitës përballë Parlamentit. Një pjesë e tyre mbajnë pankarta në duar ku bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Rama. Disa prej ironizojnë kryeministrin, duke e krahasuar me liderin e Venezuelës, Maduro, me figura të mafias italiane dhe “Rama si Piktor”. Bashkë me protestuesit janë mbledhur përpara parlamentit edhe ish deputetët e Partisë Demokratike.
Po ashtu, Basha, Berisha dhe Kryemadhi janë mes protestuesve.
Ndërkohë, Rama mbajti fjalimin e tij në seancën e parë plenare që ishte i pranishëm, që kur kanë nisur protestat e opozitës. Pas fjalimit në Parlament, Rama u largua me eskortën e tij dhe sic njoftoi në fjalën e tij në Parlament niset drejt Italisë.
Ndërkohë, protestuesit jashtë Kuvendit e kanë përcjellë fjalën e Ramës në sallë me tymuese dhe kapsolla.
Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë. Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit.

Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë