Politike

Protesta me 11 shkurt, Berisha rrit tonet: Rama mori peng Bashën duke korruptuar Charles McGonigal

Një ditë pasi njoftoi protestës e radhës me 11 shkurt pas publikimit të akt-akuzës së agjentit të arrestuar të FBI-së ku përfshihen edhe disa lidhje me Shqipërinë, (konkretisht takime me Ramën dhe eksponentë të mazhorancës) Berisha ka rritur tonet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.    

“...Edi Rama ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet.

Por kjo nuk i mjaftonte atij. Ai duhet ta merrte peng këtë opozitë.

Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI.

Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA. Hetimi mund të bëhej i plotë.

Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike.

Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë.

Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë...”, tha ai, duke përsëritur qëndrimin e tij edhe ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë