Politike

Agron Duka: Mbështes protestën e 11 shkurtit, por të jetë paqësore

Kryetari  i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, do t’i bashkohet protestës së thirrur nga opozita më 11 shkurt, me kushtin që të jetë paqësore. Duka tha gjithashtu se cështja e McGonigal mund të përbëjë një skandal politik nëse gjykata vendos kundër tij.

“Nëse qytetarëve i duket se ka keqqeverisje duhet të marrin pjesë në protestë. Unë jam kundër protestave të dhunshme. Arsye ka shumë, mund të jetë edhe kjo e fundit (dosja McGonigal). Duhet të bindemi, mund të arsyetojmë mbi fakte por nuk mund të gjykojmë.

Pasi çështja të vlerësohet dhe vërtetohet nga gjykata, ky është një skandal i madh politik, i cili meriton jo vetëm protesta por lëvizje në të gjitha format, sepse një skandal i tillë është në dëm të të gjithë shqiptarëve. Çdo cenim i marrëdhënieve SHBA Shqipëri është i dënueshëm. Por pasi të ketë një vërtetësi.

Pjesëmarrja në protestë mund të mos bëhet vetëm për këtë. Nuk ka gjë të keqe nëse merr pjesë në protestë paqësore”, tha Duka


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë