Politike

Patozi kundër protestës: Berisha e ka shpërdoruar, duhet model i ri politik     

Themeluesi i Bindjes Demokratike, ish-nënkryetar i PD-së, Astrit Patozi, është kundër protestës së thirrur nga opozita, me argumentin se një reagim i tillë nuk zgjidh asgjë.

Sipas tij, në Shqipëri ka një shpërdorim të institucionit të protestës nga Berisha.

“Shqipërisë i duhet dhënë një adresë e re opozitare. Duhet të ofrojmë një model të ri dhe vizion politik.

Mendoj se është më mirë të mos bëhet asnjë protestë.

Në Shqipëri kemi një shpërdorim të institucionit të protestës nga Berisha”, tha Patozi.

Lidhur me çështjen e ditës, ajo që lidhet me dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI të arrestuar, Charles McGonigal, Patozi i kërkoi opozitës që të mos e ekzagjeroje, ndërsa Ramës të japë shpjegimet që duhen në Kuvend.   

“Për ngjarjen në SHBA nuk ka ndonjë meritë opozita. Mendoj se në seancën e nesërme do të ketë një shpjegim të kryeministrit. Opozita nuk ka arsye për ta ekzagjeruar dhe duhet të bazohet në prova e të mos shpikë histori me ishuj”, tha Patozi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë