Politike

Protesta, LSI: Si të krijoni maskat kundërgaz

Të martën opozita do t’i rikthehet protestës përpara sheshit të Parlamentit, në sallën e seancave plenare. Lëvizja Socialiste për Integrim ka postuar një video ku edhe tregon se si duhet të përgatiten për protestën e 5 marsit që do të mbahet para Kuvendit. Kjo parti ka postuar një video në rrjetet sociale ku u bëhet thirrje protestuesve të marrin masat paraprake për datën 5 mars. Në këtë video tregohet hap pas hapi se si mund të ndërtosh një kundërgaz artizanal. Për ta ndërtuar atë, mbështetësit e opozitës do të përdorin një shishë plastike, të cilën do ta lyejnë me uthull molle. E veçanta është se brenda saj do të jetë një flamur i vogël shqiptar.
Kjo video paralajmëron se nesër mund të ketë një përplasje të ngjashme me policisë ashtu siç ndodhi më 26 shkurt.
Në këtë protestë, policia lëshoi disa herë gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, çka solli jo pak komplikacione për protestuesit dhe përfaqësuesit e partive të opozitës. Opozita qëndroi mbi 3 orë përpara Kuvendit dhe në disa raste pati acarime, pikërisht në momentin kur u tentua edhe që të çahej kordoni i policisë.

https://www.facebook.com/floidakerpaci/videos/vb.1302876539829727/2107089392741767/?type=2&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë