Lajme

Protesta e opozitës, fjalime vetëm nga qytetarët

Protesta e opozitës që pritet të nisë për pak minuta, nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Ditën e sotme, fjalën do ta kenë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre. Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banoret protestues të Unazës së Re, të cilët do të jenë në qendër të protestës.
Gjithashtu do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.
Në mesazhin më të fundit që kryedemokrati Basha dha në kohën që hyri në selinë e PD-së, pak pas orës 09:00, deklaroi se protestën nuk mund ta ndalë askush. “Mesazhin Rama do ta marrë në shesh”, është shprehur Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë