Opozita ka thirrur protestën e radhës ditën e nesërme para Parlamentit në të njëjtën kohë që betohen 4 nga deputetë e “opozitës së re” që po formësohet pasi Lulzim Basha dhe aleatët e tij që vendosën të djegin mandatet.
Pritet që njëlloj me të tjerat, ajo e nesërmja të shoqërohet me incidente, dhunë dhe përplasje me policinë, ndaj Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar duke njoftuar qytetarët e saj që të shmangin kalimin përgjatë akseve ku do të zhvillohet tubimi opozitar.
“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.