Politike

Protesta e “Astirit”, Basha: Rama-Gjiknuri po hetohen nga SHBA-të

Banorët e “Unazës së Re” kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe duke u shprehur të vendosur për të mos liruar shtëpitë e tyre.

Në mbështetje të tyre, i janë bashkuar si çdo mbrëmje edhe deputetët e opozitës, si dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha sulmoi ashpër për të disatën herë qeverinë ‘Rama’ në lidhje me projektin e Unazës së Re për devijimin e lumi të Lanës.

Teksa qëndronte përkrah protestuesve, lideri opozitar tha se ky projekt u zhvendos në favor të një trafikanti droge. Po ashtu ai tha se ndryshimi i projektit erdhi me vendim dhe firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

“Edhe sot disa media thonë, sipas PD. Por nuk duhet të bëjnë mediat këtë? Por vetëm PD? I ftoj këto media që të hetojnë. Të hetojnë; ja si prishen shtëpitë e banorëve. Këto nuk janë gjëra të PD, por të vërtetat e këtij projekti. Ky projekt i hap rrugën pronës së tjetërsuar nga një trafikant droge. Media duhet të hetonte këtë aferë, dhe mos të behën pjesë e mashtrimeve, por ti tregojnë shqiptarëve se si është tjetërsuar rrjedha e një lumi. Ai i ka paguar 1.5 mln euro ministrisë së Ahmetajt”, tha Basha.

Duke iu referuar fjalës së kryeministrit Rama për protestën e studentëve, për të cilën tha se “do ta kap”, Basha shtoi se “Unaza e Re” ka dhënë mësimin se si ndalet qeveria nga uzurpimi i gjjithçkaje.

“Jam i sigurt që studentët e kanë dëgjuar, dhe ata janë të bindur se nuk i kap kush. Ai duke kapur median, drejtësinë. Mësimi i qëndresës tek Unaza e Re, është se nuk ia ka dalë dhe s’do t’ja dalë. Unaza e Re ia theu hundën kësaj propagande mashtruese. Ai nxori në pah një të vërtetë. Po heton dhe Amerika, abuzimet e Ramës, Damian Gjinkurit e Ahmetaj, me pastrimin e parave në parajsa fiskale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë