Lajme

Protesta 16 marsit, lirohen 10 nga të arrestuarit; 4 mbeten në burg

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka lënë në burg 4 nga protestuesit e 16 marsit, ndërsa 10 të tjerë janë liruar me masën detyrim paraqitje.

Me masën arrest me burg janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

Ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja u lanë me detyrim paraqitje.Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë.

Një ditë pas protestës së 16 marsit policia procedoi 33 persona për dhunën e ushtruar në protestën para parlamentit të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ka qenë dhe organizatori i tubimit.

Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues.

Protestuesit janë arrestuar, pasi kanë goditur me sende të forta policinë para ndërtesës së Parlamentit. Identifikimi i tyre ka ardhur nga kamerat e sigurisë të vendosura në ndërtesën e Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë