Bota

Propozim për akord të ri për pengjet nga Hamas, por Izraeli e refuzon

Gazeta Si – Sipas dy funksionarëve izraelitë dhe një burimi në dijeni të zhvillimeve, të dielën Hamas-i i ka bërë Izraelit, nëpërmjet ndërmjetësve katariotë dhe egjiptianë, një propozim për një akord të ri për pengjet.

Jeruzalemi e ka refuzuar propozimin, ndërsa një nga funksionarët izraelitë ka thënë se oferta tregon se Hamas-i është gati të impenjohet në negociata për një marrëveshje të re për pengjet, edhe pse luftimet në Gaza vazhdojnë.

Pengjet izraelite që po mbahen në Gaza do të lirohen vetëm me ‘kushtet’ e Hamas-it. E ka pohuar këtë fakt lideri i Hamas-it Ismail Haniyeh në një fjalim televiziv. "Të burgosurit e armikut do të lirohen vetëm me kushtet e vendosura nga rezistenca", - ka thënë Haniyeh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë