Lajme

Pronari godet punonjësin që po i kryente punime në shtëpi

Pronari i një banese ka goditur me mjete prerëse një punëtor që po kryente punime në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Keta, në Tiranë, ku 51 vjeçari Dashamir Lecini po punonte. I plagosuri tashmë gjendet në, spitalin e Trumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë policia ka  vënë nën pranga 44-vjeçarin Stefan Agolli, i cili më parë është akuzuar për vjedhje. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", në ngarkim të shtetasit Stefan Agolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë