Pesë persona, mes tyre dhe autori i ngjarjes kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për çështje pronësie mes dy vëllezërve në Bulqizë.
Konflikti familjar degradoi deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Policia e Bulqizës njofton se 43 vjeçari Hiqmet Tola ka goditur me mjete prerëse vëllanë dhe nipin e tij, për të cilët jep vetëm inicialet F.T. 52 vjeç dhe A.T. 25 vjeç,
Gjatë këtij konflikti janë dëmtuar lehtë edhe nëna dha bashkëshortja e autorit Hiqmet Tola.
I plagosur ka mbetur edhe vetë autori 43 vjeçar , i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren i Madh. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.