Ka ndodhur

Prona fut në sherr dy vëllezërit fierakë

Një sherr për motive pronësie me dy vëllezërve ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Fierit.

Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë J.H. 59 vjeç dhe S.H. 61- vjeç banues në Peshtan.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Tashmë çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë